Sondazhi: 72,8 për qind e maqedonasve janë kundër propozimit francez

Në hulumtimin e Institutit për Kërkime Politike nga Shkupi (IPIS) për pyetjen “a do ta pranonit fillimin e negociatave me BE-në me çmimin që Maqedonia të pajtohet me të ashtuquajturin Propozimi francez”, 72,8 për qind e maqedonasve etnikë të përfshirë në anketë janë përgjigjur me “jo”, raportojnë mediat maqedonase.

Kundër propozimit janë shumica e qytetarëve të anketuar, pavarësisht përkatësisë etnike, pra 56 për qind e të anketuarve kanë thënë “jo”.

Anketa është realizuar nga data 4 deri më 6 të këtij muaji, në bazë të thirrjeve telefonike dhe janë kontaktuar 1114 qytetarë të moshës madhore.

15 për qind e maqedonasve do të pajtoheshin për fillimin e negociatave me BE-në në bazë të këtij propozimi, dhe afro 30 për qind e të anketuarve gjithsej do të thoshin "po" për një fillim të tillë negociatash.

Sondazhi: 72,8 për qind e maqedonasve janë kundër propozimit

Qytetarët e Maqedonisë dyshojnë se ka dallim mes propozimit të mëparshëm dhe atij të “modifikuar” francez, ndaj 62,8 për qind thonë se është i njëjti propozim.

Sondazhi: 72,8 për qind e maqedonasve janë kundër propozimit

Sa i përket strukturës multietnike, 48,2 për qind e qytetarëve pajtohen se propozimi është i njëjtë, gjegjësisht se ka ndryshime kozmetike.

Protestat për refuzimin e propozimit francez i përkrahin shumica e maqedonasve, por edhe shumica e qytetarëve të anketuar.

Sondazhi: 72,8 për qind e maqedonasve janë kundër propozimit

Instituti thotë se të anketuarit janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme, por është vëzhguar struktura demografike, gjinore dhe struktura të tjera të rëndësishme për një studim të paanshëm të opinionit publik.