Sofja, e pakënaqur që Marrëveshja dhe Protokolli nuk janë një kriter formal për hapjen dhe mbylljen e kapitujve

Në Raportin e përgatitur nga MPJ-ja bullgare për propozimin francez për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në, të publikuar sot nga Deutsche Welle, thuhet se Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë dhe Protokolli nuk janë kriter formal për hapjen apo mbylljen e negociatave. 

Në këtë drejtim, draft-korniza e negociatave nuk korrespondon me Pozicionin Kornizë të vitit 2019, sepse zbatimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë dhe Protokollit të Artit 12 nuk përfaqësojnë një kriter formal për hapjen ose mbylljen e kapitujve të negociatave. 

Roli i Këshillit të BE-së (dmth. Bullgaria) nuk është paraparë në vlerësimin nëse Republika e Maqedonisë së Veriut e zbaton protokollin dypalësh dhe ky vlerësim i është lënë KE-së, thuhet në raport.

Ministria e Punëve të Jashtme bullgare është e pakënaqur dhe konsideron se për ta është problematike që Maqedonia e Veriut ka marrë një “gjuhë të pastër maqedonase” në Kornizën negociuese.