Protestat në Shkup përfunduan paqësisht, nesër bllokada, sërish të dielën para Qeverisë (FOTO)

Protestat në Shkup përfunduan paqësisht, nesër bllokada,

Sonte në Shkup kanë përfunduar në mënyrë paqësore protestat kundër propozimit francez, të cilin qytetarët kërkojnë nga qeveria ta refuzojë sepse çojnë në bullgarizim. 

Për nesër, prej orës 13 deri në 14:00 janë paralajmëruar postblloqe në Shkup para Qeverisë, në rrugën Veles-Shtip, Strumicë-Radovish dhe Prilep afër Pletvarit.

Nesër mbrëma nuk do të ketë protesta. As të shtunën gjithashtu nuk do të ketë protestë në shenjë respekti ndaj bashkëkombësve myslimanë që festojnë festën, ndërsa protesta e radhës është caktuar të dielën në orën 19:00 para Qeverisë.

Në protestën e sotme folën ish-ambasadori Ivica Bocevski dhe aktori Sasho Tasevski.

Bocevski tha se kjo verë do të mbahet mend si vera kur populli maqedonas edhe një herë e mori fatin në duart e veta. 

“Nuk do të lejojmë që historia maqedonase të ndryshojë, ne do ta mbrojmë dhe ushqejmë gjuhën maqedonase. Nuk kanë gënjyer se nuk kanë negociuar. Këta të paturpshëm të Qeverisë sapo e kaluan kornizën e negociatave në seancën e sotme dhe e dërguan në Kuvend. Turp".

Ai tha se deputetët e opozitës janë bastioni i fundit i popullit maqedonas dhe i shtetësisë maqedonase, kurse populli i tubuar është mbrojtja e tij, kalaja e tij.

Sasho Tasevsi, bërtiti aktori - BE-së i vjen turp!

“Propozimi francez përmban sharje shoviniste bullgare antimaqedonase. Ky propozim e çon popullin maqedonas në shpërfytyrim. JO shovenistëve bullgarë antimaqedonas, të cilët i futën kontrabandë në propozime dhe marrëveshje të ndryshme evropiane franceze që duhet ta çojnë popullin maqedonas në rrugën e shpërfytyrimit, e ndoshta edhe të zhdukjes", tha Tasevski.