Bosnjë-Hercegovinë/ Përkujtohet Masakra e Srebrenicës, mbahet “Marshimi i Paqes”

Në Bosnjë-Hercegovinë për tre ditë me radhë do të zhvillohet Marshimi i Paqes në nderim të viktimave të 11 korrikut të vitit 1995, datë në të cilën u shënua vrasja në e madhe masive në evropë pas luftës së dytë botërore që njihet si masakra e Srebrenicës.

Bosnjë-Hercegovinë/ Përkujtohet Masakra e Srebrenicës,

Bosnjë-Hercegovina zhvilloi këtë të premte “Marshimin e Paqes”, në përkujtim të masakrës së Srebrenicës, ku forcat serbe ekzekutuan mijëra boshnjakë në vitin 1995.

Gjatë tri ditëve të ardhshme, pjesëmarrësit do të përshkojnë rrugën që mijëra qytetarë të Srebrenicës kanë kaluar në verën e vitit 1995, në përpjekje për të shpëtuar nga forcat serbe.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pas një rrugëtimi prej 110 kilometrash, familjarët dhe të afërmit e viktimave do të mbërrijnë në Potoçari më 10 korrik, ku një ditë më vonë do të marrin pjesë në varrimin kolektiv të 50 viktimave të gjenocidit në varrezat e Qendrës Memoriale të Srebrenicës në Potoçari.

Në mesin e pjesëmarrësve të Marshit të Paqes 2022, janë nënkryetarja e Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Melika Mahmutbegoviç, Kryeministri i Kantonit të Tuzlës, Irfan Halilagiç, Ministri i Çështjeve të Veteranëve Zoran Blagojeviç, si dhe anëtarë të Komitetit Organizativ në përkujtim të 27 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Duke qenë se këtë vit “Marshi i Paqes” përkon me Kurban Bajramin, në kampin e Lipjes do të mbahet edhe falja e Bajramit.

Bosnjë-Hercegovinë/ Përkujtohet Masakra e Srebrenicës,

Kujtojmë, se më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës  hynë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që vijuan, ata vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa të mëdha në pyjet përreth.

Vrasjet u kryen brenda pak ditëve, por procesi i gjetjes së trupave do të merrte vite kohë dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdon ende sot pas 27 vitesh.

Masakra e Srebrenicës, e cila ndodhi pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, është cilësuar si më e rënda në Europë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.

Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 70 vjet burgim për rolet e tyre në masakër.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, është dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnjë, Ratko Mlladiç, shkruajnë mediat boshnjake.