Mik i “Diabolik”-ut, dënohet me 12 vite burg shqiptari Dorian Petoku, ‘mbushi’ Italinë me drogë nga Brazili

Shqiptari Dorian Petoku, i njohur si i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës mes Romës Veriore dhe Acilia, është dënuar me 12 vite burg.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se akuzohet për trafik lëndësh narkotike e si furnizuesi me drogë i organizatës kriminale drejtuar nga ultrasi i Lazios, Fabrizio Piscitelli.

Ky i fundit njohur me nofkën “Diabolik”,  u ekzekutua me 7 gusht të 2019-s në një park në Romë.

Dorian Petoku, i nga Lezha ka qenë në qendër të hetimeve të rëndësishme të Prokurorisë së Romës të dy operacioneve të bujshme atë të “Brasile loë cost”, si dhe “Grande raccordo anulare”.

Ai u arrestua gjatë operacioni antidrogë të antimafias italiane “Brasile loë cost”, në maj të vitit 2019 operacion i cili, çoi shkatërrimin e një organizate kriminale mafioze, e cila transportonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

Operacioni u krye në bashkëpunim me shërbimet amerikane të DEA-s dhe në shtator të 2021 Dorian Petoku u ekstradua nga Shqipëria në Itali.