Dy gra britanike bënë betimin e përjetshëm të dashurisë në ishullin grek

Dy gra britanike vulosën dashurinë e tyre në Skala Eresou në ishullin Lesbos. Të dyja të veshura me fustane nusërie, shkëmbyen unazat e martesës dhe vendosën të festojnë dashurinë e tyre në ishull të premten, më 8 korrik. 

Korridori që të çonte në pamjen e mrekullueshme të detit ishte i bardhë, ndërkohë që të dyja gratë kanë probleme me shikimin.

Më vonë, ata organizuan një festë të madhe në një bar në ishull me mjaft njerëz që ndodheshin në vendlindjen e Safos.