Shinzo Abe, vrasësi besonte se ai ishte anëtar i një organizate fetare që i shkatërroi familjen
Një autokolonë që mbante trupin e ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili u vra dje, mbërriti sot në shtëpinë e tij në kryeqytetin japonez, Tokio, nga pjesa perëndimore e vendit ku ndodhej kur u sulmua. E veja e Abe, Akie, shoqëroi trupin e tij.
Autoritetet po shqyrtojnë masat e sigurisë në vendin e ngjarjes në qytetin perëndimor japonez Nara, ku Abe po mbante një fjalim fushate kur u sulmua, dhe shefi i policisë së qytetit tha se nuk mund të mohonte se kishte probleme me sigurinë e Abe.
Turma qytetarësh ishin mbledhur jashtë rezidencës së Abe si dhe në vendin e sulmit, ku një person i armatosur qëlloi dhe plagosi rëndë ish-kryeministrin.
Vdekja e 67-vjeçarit Abe, i cili mori dy plumba në qafë, u njoftua pak orë pas sulmit, pavarësisht përpjekjeve të një ekipi prej njëzet mjekësh.
Disa media, duke cituar burime policore, raportuan se sulmuesi i dyshuar, i cili u arrestua në vendngjarje, besonte se ish-kryeministri ishte i lidhur me një organizatë fetare, të cilën ai e akuzon si përgjegjëse për rrënimin financiar të nënës së tij dhe shpërbërjen e familjes së tij.

Policia nuk i ka dhënë emrat e grupit. 41-vjeçari i papunë, një ish-anëtar i marinës japoneze, sipas mediave lokale, përdori për vrasjen "një armë të improvizuar", sipas policisë.
I dyshuari, i identifikuar si Tetsuya Yamagami, u tha hetuesve se kishte vizituar vende të tjera ku Abe kishte bërë paraqitje në fushatë, duke përfshirë qytetin e Okayama, i cili është më shumë se 200 kilometra nga Nara.
Në kohën e sulmit, Abe po bënte fushatë në Nara për zgjedhjet e dhomës së sipërme që do të mbahen nesër, të dielën.
Kryeministri japonez Fumio Kishida deklaroi dje të premten se përgatitjet për zgjedhjet, “baza e demokracisë”, po vazhdojnë normalisht.
Vrasja e një prej politikanëve më të njohur japonezë, të cilin ai e drejtoi për tetë vjet, tronditi dhe shkaktoi pikëllim brenda dhe jashtë vendit. Shumë persona shkuan në vendin e sulmit për të nderuar ish-kryeministrin.

Më shumë se 100 persona kanë pritur në radhë mesditën e sotme (me orën lokale) për të lënë lule në një tavolinë ku ishte vendosur një foto e ish-kryeministrit të vrarë.
Një meshë gjatë natës do të mbahet të hënën mbrëma, ndërsa varrimi i Abe do të bëhet të martën në prani të të afërmve dhe miqve, raportojnë mediat japoneze.
Për momentin nuk dihet nëse do të ketë një ceremoni zyrtare në kujtim të tij.
Mbështetës të ish-kryeministrit vendosen lute dhe bënë lutje në vendin ku u vra Shinzo Abe.
Zi kombëtare është shkaktuar në vendin e "diellit që po lind" nga vrasja politike e një prej liderëve të saj më jetëgjatë, Shinzo Abe.

Mijëra qytetarë u dyndën në vendin e sulmit për të nderuar ish-kryeministrin.
“Nuk munda të bëja asgjë”, tha 54-vjeçarja Shasie Nagafuzi, e cila mbrëmë shkoi me djalin e saj për të vendosur lule.
“Unë me të vërtetë e respektoja atë dhe i besoja si politikan”, shtoi ajo.
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Liberal Demokratike ishte një figurë, shtysa dhe vizioni reformist i së cilës vulosën transformimin e Japonisë nga një vend i mundur i pasluftës në një fuqi rajonale në rritje në shekullin e 21-të.
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Liberal Demokratike ishte një figurë, shtysa dhe vizioni reformist i së cilës vulosën transformimin e Japonisë nga një vend i mundur i pasluftës në një fuqi rajonale në rritje në shekullin e 21-të.
Pasi shërbeu si kryeministër në dy faza të karrierës së tij dhe duke qëndruar në detyrë deri në vitin 2020, Shinzo Abe ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në formësimin e identitetit modern të Japonisë, megjithëse vrasja e tij politike solli kujtime të errëta nga vitet 1930.
