Korçë/ Motori humb kontrollin e del nga rruga, dëmtohet drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2022, 21:26
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku drejtuesi një motori është dëmtuar pasi humbi kontrollin e motomjetit.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se aksidenti ndodhi në rrugën nacionale Korçë-Boboshticë. Drejtuesi i motorit rreth 60 vjeç po transportohet drejt spitalit të Korçës.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.



