Piciri: Ky është një ndër momentet më të rëndësishme të historisë sonë, sot kërkojmë lirinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2022, 19:57
Nga bulevardi para kryeministrisë në protestën e opozitës, pedagogu Erion Piciri u shpreh se ky është një ndër momentet më të rëndësishme të historisë shqiptare.
Ai tha se pas 30 vitesh nuk e mendonte kush se Shqipëria do të ishte ndër 3 më të korruptuarit e Evropës bashkë me Rusinë.
Piciri: Sot do të bëjmë një homazh për ata njerëz që 32 vite më parë i dhënë goditjen më të fortë diktaturës. Ky është një ndër momentet më të rëndësishme të historisë sonë. Sot jemi shumë sepse qytetarët e Shqipërisë janë njerëz me kurajo dhe kërkojnë lirinë. Pas 30 vitesh nuk e mendonte kush se do të ishim ndër 3 më të korruptuarit e Evropës bashkë me Rusinë. Ngjajmë më shumë me Afrikën se sa BE-në.
