Mjaltë tërfili, raki kumbulle dhe bimë medicinale, produktet karakteristike të Voskopojës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2022, 19:23
Duke ecur në rrugët me kalldrëm të Voskopojës, vëmendjen ta tërheq ky dyqan me produkte vendase.
Gazetari i Ora Verore bisedoi me shitësin e tij, i cili tregon se kriza ka dhënë efektet e veta.
"Ka pasur një rënie pune por shpresojmë se do fillojmë përsëri nga lëvizjet turistike. Mundohemi ti shërbejmë turistëve me produkte tradicionale që bëjmë këtu vetë".
Nga produktet dominojnë lloje të ndryshme mjalti, rakia, speca djegës, turshi etj.
Nuk mungon dhe farmacia bio me bimë medicinale.

