Të shtëna me armë zjarri në Zvërnec të Vlorës
Të shtëna me armë zjarri në Zvërnec të Vlorës pas konfliktit të çastit.
Sipas informacioneve mesohet të jetë goditur në ajër dhe nuk raportohen të plagosur.
Në vendngjarje janë gjendur 3 gëzhoja 9mm, ku një person me motor ka qëlluar një person që lëvizte në këmbë.
Policia ka mundur që ta identifikojë autorin e dyshuar të ngjarjes si Luçio Rroko, rreth 42 vjeç dhe ta shpallë atë në kërkim.
Po ashtu, policia po kreh zonën për kapjen e 42-vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.
''Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë, shtetasi Luçio Rroko., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi. Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.'' - njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
