Bie “komisariati dixhital”/ “Ora News” teston aplikacionin, tre orë për një përgjigje

Aplikacioni komisariati dixhital duket se po e humbet funksionin e saj pasi qytetaret presin me orë për të marrë një përgjigje për denoncimet që bëjnë. OraNews testoi një shkelje rrugorë në kryeqytet e ndërsa përgjigja dhe zgjidhja erdhi më shumë se tri orë pas raportimit. Për këtë neglizhencë edhe drejtori i përgjithshëm Gledis Nano u ka “ëerhequr veshin” komisariateve

Nga viti 2015 komisariati dixhital ishte reklamuar nga qeveria shqiptare, ministria e brendshme dhe policia e shtetit si një dritare komunikimi me qytetarët dhe një mjet transparence për denoncimin e shkeljeve dhe ndjekjen e çështjes deri në zgjidhjen e tyre. Raportime të shumta të qytetarëve veçanërisht në 6 mujorin e fundit, tregojnë se denoncimet nuk ndiqen pse në rastin më të keq, figurojnë “të zgjidhura” ndërkohë që kallësuezit nuk kanë parë praninë e policisë në vendin ku ka ndodhur shkelja.  

Stend UP Komisariati digjital është një aplikacion i promovuar nga ana e policisë së shtetit me qëllim dokumentim e çdo shkelje që qytetaret do ti dërgojë policisë.

Për ta testuar nëse është rezultativ ne jemi zhvendosur pranë bulevardit zogu i parë aty ku gjithmonë në krah të rrugës ka makina që parkojnë dyshe në mënyrë të parregullt. Ne do ti dërgojmë një mesazh komisariatit dixhital, të shohim nëse policia e shtetit do të angazhohet për heqjen e tyre nga rruga.

Aplikacioni është i disponueshëm për raportimin e 7 llojeve të shkeljeve. Në rastin tonë zgjodhëm rubrikën ngjarjeve rrugore. Në pjesën e parë shkruajmë shkeljen, më poshtë vendosim qytetin ku po ndodh dhe më pas plotësojmë adresën e rrugës, ku dhe e dërgojmë raportimin. Siç shikohet edhe në pamje raportimin mban datën e saktë dhe orën kur është dërguar shkelja, në orën 13.45.

30 minuta pas raportimit në zonë nuk është shfaqur asnjë efektiv apo mjet policie ndërsa në përshkrimin e statusit të denoncimit, thuhet së ky referim është ende në verifikim.

Pas më shumë se tri orësh, në 17.17, komisariati dixhital njoftoi së referimi u zgjidh. Ankesat e shumta të qytetarëve për vonesa apo mosveprim në denoncimet e bëra përmes komisariatit dixhital kanë angazhuar edhe drejtorinë e përgjithshme ku burimet bëjnë më dijë se disa prej komisariateve kanë marrë vërejtje për shkak se kanë neglizhuar denoncimet e bëra nga qytetarët.