Sekuestrohen armë zjarri, kallashnikov, krehra e municion luftarak në Tiranë, dy në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2022, 18:18
Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi u janë gjetur dhe sekuastruar dy armë zjarri pistoleta, një armë zjarri kallashnikov, krehra, municion luftarak dhe një palë dylbi.
Të arrestuarit janë 26 vjeçari me inicialet E. M. banues në Tiranë dhe një 19 vjeçar me inicialet E. Sh., po ashtu banues në Tiranë.
Sakaq u procedua penalisht në gjendje të lirë 22 vjeçari E. H., banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Kapja e 2 të arrestuarve u bë e mundur falë operacionit policor të koduar "Flagranca", ku në afërsi të TEG-ut, kanë ndaluar mjetin me drejtues 22 vjeçarin dhe me pasagjer 2 të arrstuarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

