Tragjedi ne Itali! Rrëzohet masivi i akullit nga maja në Marmolada, 6 viktima e 8 të plagosur

6 viktima, 8 të plagosur e disa te zhdukur, është bilanci i tragjedisë së ndodhur në malin Marmolada në rajonin e Trentino Alto Adige.

Një masë e madhe akulli është shembur e ka përfshirë nën të disa alpinistë që po tentonin të ngjiteshin në majë, në atë pjesë që njihet si Punta Rocca.

Sipas informacioneve grupi ishte përbërë nga 15 persona, e vazhdojnë kërkimet për gjetjen e humburve.

Një prej tetë të plagosurve, është në gjendje të rëndë e të gjithë të  dëmtuarit janë dërguar për kurim në spital.

Informacionet e  Ndihmës Alpine dhe të autoriteteve të rajonit të Trentinos konfirmojnë se trupat e viktimave janë nxjerrë nga masa e akullit që u kishte rënë sipër e po punohet me repartit ajror për të kërkuar nëse ka persona të tjerë.

Forcat e ndihmës së shpejtë mjekësore si dhe të repartit të ndihmës alpine ndodhen ne vendngjarje së bashku me helikopterët për të ndihmuar të plagosur e vazhduar e kërkimet e personave që mungojnë në apel.

Në komunën Canazei, mjaft pranë vendngjarjes është ngritur një qendër operative pune.

Pak ditë më parë mali Marmolade arriti temperaturën rekord të 10 gradëve në majën e tij, çka dyshohet që ka sjellë dhe shkrirjen dhe shembjen e masivit të akullit.

Tragjedi ne Itali! Rrëzohet masivi i akullit nga maja në Marmolada, 6

Tragjedi ne Itali! Rrëzohet masivi i akullit nga maja në Marmolada, 6

Tragjedi ne Itali! Rrëzohet masivi i akullit nga maja në Marmolada, 6