Sulm në Odesa, korriku nis me 17 të vrarë në Ukrainë

Mëngjesin e sotëm ka patur një sulm me raketa në Odesa duke vrarë 17 civilë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

"Numri i të vdekurve në godinë ka arritur në 17," tha zëdhënësi i administratës ushtarake të Odessa Sergei Bratchuk, duke shtuar se raketa u lëshua nga një aeroplan që vinte nga Deti i Zi.

Videoja e sulmit të së premtes tregoi rrënojat e djegura të ndërtesave në Odesa.

Një raketë e dytë që goditi rrethin Bilhorod-Dnistrovskyi të Odesës vrau tre persona, përfshi një fëmijë dhe ka plagosur një person tjetër, sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Raketa e dytë goditi ndërtesat tre dhe katërkatëshe të një qendre rekreacioni, tha ministria në Twitter.