Qeveria Draghi pa 5 Yjet nuk ekziston
“Qeveria italiane nuk rrezikon rrëzimin e saj e pa Lëvizjen Yje kjo qeveri nuk ekziston”, ka deklaruar kryeministri italian Mario Draghi në një konferencë për shtyp mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave e pas kthimit të tij urgjent e para kohe në Romë, nga Madridi ku mori pjesë në samitin e vendeve të NATO-s.
“Kjo qeveri është krijuar për të mbrojtur interesin kombëtar e qytetarët italianë. Pa 5 Yjet kjo qeveri nuk bëhet e ky është opinioni im” u shpreh Draghi duke hedhur poshtë dyshimet e debatet politike të pak orëve më parë që hidhnin dyshime të forta për një kërkesë të tij ndaj largimit nga koalicioni qeverisës i liderit të 5 Yjeve, Giuseppe Conte.
Në këtë dalje për mediat kryeministrit Draghi informon se është mjaft i kënaqur pasi gjatë gjashtë mujorit të parë të 2022 qeveria e tij, arriti të realizojë 45 objektivat e planit të Planit të Rimëkëmbjes e rilancimit të ekonomisë, “një sinjal ky i besueshmërisë e seriozitetit të punës tonë ndaj vendit” u shpreh ai.
Kreu i qeverisë italiane informoi gjithashtu se ekzekutivi i tij po punon për të përballuar problemin e madh të thatësirës.
“Jemi, tha ai, përballë krizës hidrike më të madhe të 70 viteve të fundit e po përgatisim një plan emergjence, i cili prej ditës së hënë do të jetë gati për të gjitha rajonet.”

