Kreu i NATO-s thirrje Putin: Ndalo luftën, po shkakton dëme të pariparueshme tek njerëzit
Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Madrid, kreu i saj Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje Putin të ndalë luftën në Ukrainë. Pasojat e saj tek njerëzit në Ukrainë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të pariparueshme.
I pyetur për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës nëse i druhen lëvizjeve të Moskës ai tha:
"Ne jemi për të ndihmuar, suportuar mbrojtur Ukrinën për një Europë të sigurt. Lufta ka shkaktuar dëme të pariparueshmne tek njerëzit në Ukrainë.Putin duhet të ndalë luftën në Ukrainën sovrane."
Do të ketë një strategji të re për mbrojtjen ushtarake në Ukrainë jo vetëm nga toka, por dhe nga ajri dhe deti. Do të jetë një rajon që do të shihet me seriozitet dhe gatishmëri maksimale.
Stoltenberg deklaroi se ata janë të hapur dhe për anëtarësime të reja për këdo që plotëson kushtet e saj.
"Nëse kemi një organizim të përbashkët pavarësisht se jemi të ndryshëm asnjëherë nuk do të dështojmë," tha ai.
Fokusi i NATO-s ka qenë më tepër tek ajo se çfarë po ndodh në Ukrainë.
"Ka shumë rreziqe potenciale dhe duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë më shumë. Kemi firmosur dhe disa marrëveshje të rëndësishme," tha ai.
Sipas Stoltenberg fondi i përbashkët i aleancës do të ketë ndryshime. Do të ketë një strategji të re dhe për vendet e Afrikës dhe një koncept të ri për mbrojtjen.
Nderkohe, Finlanda dhe Suedia do të nënshkruajnë zyrtarisht protokollet e tyre të pranimit për t'u bashkuar me NATO-n të martën.
Por ai thekson se vendimi për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake prej 30 vendesh tashmë është marrë.

