Britani, dënohet 14-vjeçari që vrau 5-vjeçarin, burg edhe për mamanë e tij dhe njerkun

Është identifikuar 14-vjeçari që vrau pesëvjeçarin Logan Mwangi, pasi një gjykatës hoqi një urdhër anonimiteti sot në Gjykatën e Kurorës së Cardiff.

Trupi i goditur i Logan u zbulua në lumin Ogmore në Sarn, Bridgend, korrikun e kaluar, vetëm disa qindra metra nga banesa që ai ndante me familjen e tij.

Craig Mulligan u dënua për të paktën 15 vite pasi u shpall fajtor për vrasjen e Logan. Nëna dhe njerku i pesëvjeçarit janë dënuar gjithashtu me burg për vrasjen.

John Cole, 40 vjeç, do të kalojë të paktën 29 vjet pas hekurave, ndërsa Angharad Ëilliamson, 31 vjeç, do të vuajë një minimum prej 28 vitesh burg për vrasjen e djalit të saj.

Djali, i njohur gjithashtu si Logan Williamson, pësoi 56 lëndime të jashtme të ngjashme me ato të gjetura në viktimat e një përplasjeje me shpejtësi të lartë ose një rënie nga një lartësi.

Gjatë gjyqit të së enjtes, Justice Jefford tha: “Ju jeni përgjegjës për vdekjen e Logan. Për shkak se ai u vra në shtëpinë e tij, nuk është e mundur të sigurohet se çfarë i ka ndodhur. Pak para vdekjes së tij, atij iu bë një sulmi brutal."

Gjykatësi përshkroi lëndimet që kishte pësuar Logan dhe shtoi: “Të shkaktosh këto lëndime një 5-vjeçari të vogël e të pambrojtur është diçka e tmerrshme.”

Të dy Ëilliamson dhe Mulligan u shpallën fajtorë për një akuzë të mëtejshme për shtrembërim të kursit të drejtësisë - një vepër që Cole e kishte pranuar përpara gjyqit.

I riu, i përshkruar si një “djalë i vogël i qeshur dhe i gëzuar”, u gjet nga policia në lumë mëngjesin e 31 korrikut 2021, pjesërisht i zhytur në ujë.

Sipas ekspertëve, lëndimet e Logan mund të ishin vetëm rezultat i një "sulmi brutal dhe të vazhdueshëm" në orët para vdekjes së tij.

Prokurorët i thanë gjykatës se Logan ishte "çhumanizuar" nga familja e tij në muajt dhe javët para vdekjes së tij.

Britani, dënohet 14-vjeçari që vrau 5-vjeçarin, burg