Mbante në banesë 16 qen në kushte të mjerueshme, dënohet me 21 vite burg 60-vjeçarja

60-vjeçarja, e cila ishte arrestuar pas akuzave se mbante 16 qen, në kushte të mjerueshme, në banesën e saj në Toumpa të Selanikut, u dënua me 21 muaj burg.

Gjykata urdhëroi që të ruhet largimi i përkohshëm i kafshëve nga banesa e saj dhe për fatin e tyre përfundimtar do të vendosë Prokuroria Publike. 

Gjykatësit e shpallën fajtor të akuzuarën për mosrespektim të rregullave të mirëqenies së kafshëve dhe shkelje të rregullave sanitare. Ajo u shpall e pafajshme, për akuzën e rritjes dhe mbajtjes së kafshëve shtëpiake në formë tregtare.

“Qentë janë dobësia ime, hobi im. Gjithçka që dua është të kthehen fëmijët e mi, ju lutem," i tha ajo gjykatës. 

Më herët, një oficer policie, duke përshkruar kushtet e jetesës së qenve, foli për “erë të keqe të keqe” dhe “ambient të pistë”. 

“Për shkak të papastërtisë, qentë e bardhë janë bërë kafe”, tha ai.