Universi që nuk njohim, NASA lajmëron publikimin e imazhet me ngjyra të marra nga teleskopi “Webb”
Muajin e ardhshëm NASA pritet të zbulojë imazhe të rralla të Universit të kapura nga teleskopi hapësinor “James Webb” si asnjëherë më parë. Gjithçka është bërë e mundur përmes dritës infra të kuqe, e cila është e padukshme për syrin e njeriut.
Teleskopi Hapësinor “James Webb” do të nxjerrë imazhet e tij të para me ngjyra me rezolucion të lartë më 12 korrik.
Një prej tyre "është imazhi më i thellë i universit tonë që është marrë ndonjëherë", tha administratori i NASA-s Bill Nelson gjatë një konference shtypi.
"Kemi shkuar shumë më larg se sa njerëzimi ka mundur ndonjëherë më parë. Dhe sapo kemi filluar të kuptojmë se çfarë mund dhe do të bëjë webb. Ai do të eksplorojë objekte në sistemin diellor dhe atmosferat e ekzoplaneteve që rrotullohen rreth yjeve të tjerë, duke na ofruar të dhëna nëse atmosfera e tyre është e ngjashme me tonën."
Observatori hapësinor, i cili u nis në dhjetor, do të jetë në gjendje të vëzhgojë disa nga galaktikat e para të krijuara pas fillimit të universit, përmes dritës infra të kuqe, e cila është e padukshme për syrin e njeriut.
Webb filloi të fiksonte imazhet e tij disa javë më parë, dhe është ende duke kapur disa nga imazhet që do të shpërndahen më 12 korrik.
Numri i saktë dhe natyra e imazheve nuk është ndarë, por secila prej tyre do të zbulojë aspekte të ndryshme të universit. Thomas Zurbuchen, administrator i asociuar për Drejtorinë e Misionit Shkencës të NASA-s, ka parë disa nga imazhet e para që do të shpërndahen më 12 korrik.
“Është një moment emocionues kur sheh natyrën duke nxjerrë papritur disa nga sekretet e saj”. Me këtë teleskop, është vërtet e vështirë të mos thyesh rekorde."
Misioni Webb, i cili u vlerësua të zgjaste për 10 vjet, ka kapacitet të mjaftueshëm të karburantit për të funksionuar për të paktën 20 vjet.
