Putin paralajmëron Finlandën dhe Suedinë pas anëtarësimit në NATO

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë paralajmërime të reja se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse NATO do të ndërtonte infrastrukturën ushtarake në Finlandë dhe Suedi pasi ato të bashkoheshin me aleancën e udhëhequr nga SHBA.

Putin u citua nga agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë se ai nuk mund të përjashtonte që tensionet të shfaqen në marrëdhëniet e Moskës me Helsinkin dhe Stokholmin për bashkimin e tyre me NATO-n.

Presidenti rus tha në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashgabat: Ne nuk kemi probleme me Suedinë dhe Finlandën siç kemi me Ukrainën. Nuk kemi dallime territoriale. Nëse Finlanda dhe Suedia dëshirojnë, ata mund të bashkohen. Kjo varet nga ata. Ata mund të bashkohen me çfarë të duan.

Megjithatë, ai paralajmëroi se "nëse kontingjentet ushtarake dhe infrastruktura ushtarake do të vendoseshin atje, ne do të ishim të detyruar të përgjigjenim në mënyrë simetrike dhe të ngrinim të njëjtat kërcënime për ato territore ku janë shfaqur kërcënime për ne".

Rusia ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur Finlandën dhe Suedinë kundër anëtarësimit në NATO, duke thënë se "pasojat serioze ushtarake dhe politike" të një lëvizjeje të tillë do ta detyronin atë "të rivendoste ekuilibrin ushtarak" duke forcuar mbrojtjen e saj në rajonin e Detit Baltik, duke përfshirë vendosjen e armëve bërthamore.