Kur Zoti të 'ndëshkon' me një grua karateriste, shikoni çfarë i punon burrit në qendër të qytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2022, 18:28
U duk si një tentativë grabitje.Videoja e një mosmarrëveshjeje të dhunshmeqë ndodhi në qendër të qytetit toskan të Livornos, u bë viralë në rrjetet sociale të martën, 28 qershor.
Në mediat italiane u raportua gjerësisht për një tentativë grabitje, ky dyshohej se burri në video kishte tentuar ti vidhte çantën gruas dhe më pas kjo e fundit nuk ja përton dhe i kthehet me grushte e shkelma.
Por në fakt e vërteta rezultoi ndryshe. Kishim të bënim me një sherr mes një çifti që sipas mediave grindeshin shpesh mes tyre dhe gruaja për më tepër është eksperte e arteve marciale.
