Shqiptari kapet ‘mat’ brenda ‘shtëpisë së barit’ në Gjermani, tenton të dalë nga dritarja por arrestohet

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani pasi është kapur duke u kujdesur për një ‘shtëpi bari’ në një ndërtesë me apartamente në qytetin Unna.

Sipas mediave gjermane policia ka kryer kontrolle në banesë pas një telefonate që morën.

Hetuesit gjetën rreth 1000 bimë kanabis dhe pesë kilogramë marijuanë që ishin “korrur”.

Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, në momentin që ka arritur policia, ka tentuar që të arratiset nga dritarja por që nuk ia ka arritur dot.

Me kërkesë të prokurorisë publike në Dortmund, i akuzuari pritet të dalë para gjykatës, ndërsa hetimet vijojnë ende për zbulimin e gjithë ‘bandës”.