Kryenin vjedhje si nëpër filma, arrestohen 4 ‘skifterët’ shqiptarë në Itali, shikoni si i grabisnin shtëpitë e italianëve
Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për grabitjen e katër banesave.
Sipas mediave italiane 4 shqiptarët nga mosha 22 deri në 37 vjeç, kacavirreshin nëpër muret e banesave, dhe hynin në dhoma përmes ballkonit, ku edhe kryenin vjedhjet e tyre spektakolare.
Mediat e huaja, kanë publikuar dhe pamjet, ku tregohet momenti se si shqiptarët, grabisin si nëpër filma shtëpitë në Itali.
Në video shihet se si njëri nga shqiptarët, nga brenda banesës hedh nga dritarja objektet e vjedhura, ndërsa 2 të tjerë presin poshtë për t’i kapur. Me vrap i çojnë drejt makinës në të cilën me sa duket i priste shqiptari i katërt. Pasi shqiptari brenda shtëpisë del, vrapojnë drejt makinës dhe zhduken.
Tre shqiptarët të moshës 22, 28 dhe 37 vjeç janë gjurmuar në Rodano të provincës së Milanos, ndërsa i katërti në zonën Niguarda të Milanos.
Hetimet kanë nisur me identifikimin e njërës prej makinave të grabitura në një nga banesat.
Mes përndjekjes, kamerave të sigurisë dhe përgjimeve telefonike e mjedisore, hetuesit kanë rikonstruktuar skemën e bandës dhe katër vjedhjet në banesat e kryera javën e kaluar.
Pasi mbaronin punë, ata zbrisnin përmes çative
Shikoni VIDEON

