Abuzim seksual ndaj grave vajzave e djemve, këngëtari R. Kelly dënohet me 30 vite burg

Këngëtari Robert Sylvester Kelly, i njohur në emrin e artit si, R Kelly u dënua me 30 vjet burg të mërkurën për abuzim seksual të grave, vajzave dhe djemve.

Dënimi vjen pas 21 vitesh pasi këngëtari u përball me akuzat për herë të parë. 

Mediat e huaja raportojnë se dënimi i Kelly është parë si një fitore për të mbijetuarit e dhunës seksuale, veçanërisht për ata që hezitojnë të flasin kundër abuzuesve, nga frika e ndëshkimit.

Dënimi i Kelly u vendos pasi dëgjoi dëshmitë e të mbijetuarve të cilët treguan se si shfrytëzimi i Kelly-t ju ngeli në mendje  gjatë gjithë jetës së tyre.

Në gjyq disa nga viktimat thanë në gjyq se 55 vjeçari do të kërkonte që ata tu binden rregullave të tilla si nevoja për lejen e tij për të ngrënë ose për të shkuar në banjë dhe për të shkruar "letra faljeje" .