Tragjedi, harroi djalin 18-muajsh në makinë: I vogli vdes, babai bën vetëvrasje

Një 37-vjeçar kreu vetëvrasje pasi harroi djalin e tij 18 muajsh, i cili vdiq në diell në një makinë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në qarku Chesterfield, në Virxhinia.

Pasi ka gjetur fëmijën e pajetë, 37-vjeçari është kthyer në shtëpi: këtu ka lënë trupin e fëmijës dhe është nisur drejt pyllit pas shtëpisë, ku dhe kreu vetëvrasje.

Sipas asaj që ka dalë nga hetimet, 27-vjeçari që ka qëlluar veten ka lënë të birin të mbyllur në makinë për tre orë në diell.

Kjo është një tragjedi e tmerrshme, mendimet tona shkojnë te familja dhe miqtë – u tha gazetarëve agjenti Chris Hensley.

“Ne e shfrytëzojmë rastin për të kujtuar se sa e rëndësishme është në këtë periudhë të kontrolloni gjithmonë makinën tuaj”.

Ky është fëmija i shtatë, që nga fillimi i vitit 2022, që vdes në Shtetet e Bashkuara pasi u la në një makinë nën diell.