Zelensky: Mbrojtja e Ukrainës kushton 5 miliardë dollarë në muaj

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vlerësuar shpenzimet mujore të Ukrainës për mbrojtjen kundër pushtimit rus në rreth 5 miliardë dollarë.

“Kjo është një luftë për të drejtën për të diktuar kushtet në Evropë. Një luftë që do të përcaktojë se si do të duket rendi i ardhshëm botëror," tha Zelensky në një fjalim virtual në NATO në samitin e Madridit.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve të NATO-s që të dërgojnë më shumë armë dhe para në Ukrainë dhe të vendosin sanksione "mbi aftësinë e Rusisë për të financuar luftën".

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti sot se "Ukraina do të ketë mbështetjen e Aleancës aq sa është e nevojshme".