Rindërtimi nuk mbaron
Procesi i rindërtimit në zonën e kombinatit po vazhdon tri vite pas tërmetit.
Në zonë gjithçka duket gërmadhë.
Shumë shtëpi që kanë qenë aty janë shëmbur.
Shumë të tjera priten të shemben.
Familja e Artan Hadroj jeton prej 22 vitesh në zonën e Kombinatit. Frika se shtëpia do të preket nga projekti për ta është e madhe. Zonja e familjes Fatjona tregon për Ora Neës se ka nevojë për ndihmë pasi nëse shtëpia shëmbet rrezikon të përfundojë në mes të 4 rrugëve së bashku me dy fëmijët.
"Kjo zonë që është edhe kjo do të prishet, tani nuk e di ku të shkoj as ku ta gjej një diçka më të mirë."
Ajo thotë se i punësuar në familje është vetëm bashkëshorti dhe të ardhurat e tyre janë 200 mijë lekë të cilat ku u mjaftojnë.
"200mijë lekë të ardhura që merr ai dhe as të ardhura të tjera as asgje, vetëm me ngrën bukë. Mbledh ndonjë pagure i shet."
Ajo thotë se është në pamundësi ekonomike për tju blerë vajzave të saj ndonjë lodër duke u detyruar shpesh ti ndrydhë edhe dëshirat e tyre.
"Boll vështirë, kërkojnë shuëm hëerë gjëra por nuk ua plotësoj dot."
Edhe pse janë të shumta familjet që preken nga rindërtimi në zonën e Kombinatit shumë prej tyre nuk kanë një zgjidhje nga Bashkia se ku do të strehohen pas shembjes së banesave të tyre.

