Gjenden 17 të vdekur brenda një klubi nate në Afrikën e Jugut, ende nuk dihen shkaqe
Nga Ora News Përditësimi i fundit 26 Qershor 2022, 10:13
Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore të Afrikës së Jugut, raportojnë mediat lokale.
Trupat u gjetën në tavernën Enyobeni ditën e sotme ndërsa moshat e tyre variojnë nga 18 deri në 20 vjeç.
"Rrethanat rreth incidentit janë nën hetim ndërsa ne flasim," tha një zëdhënës i policisë për kanalin televiziv Newsroom Africa.
Një numër i madh i personelit të shërbimit të urgjencës janë në vendngjarje në provincën e Kepit Lindor.
Të afërmit e viktimave nuk kanë mundur t'i shohin trupat e tyre, ndersa vendasit kanë kërkuar që vendi të mbyllet.