Zbulohet anija në 7 mijë metra thellësi, ishte mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore

Një anije amerikane e Luftës së Dytë Botërore është gjetur gati 7,000 metra nën nivelin e detit në Brigjet e Filipineve, teksa eksploruesit thonë se kjo është është hera e parë që kanë identifikuar një anije në thellësi kaq të madhe.  

“USS Samuel B Roberts” u mbyt gjatë një beteje në ishullin Samar më 25 tetor 1944, ndërsa forcat amerikane luftuan për të çliruar Filipinet, atëherë një koloni amerikane, nga pushtimi japonez.

Një zhytës profesionist filmoi, fotografoi dhe vëzhgoi bykun e goditur të "Sammy B" gjatë një serie zhytjesh përgjatë tetë ditëve të këtij muaji, tha kompania e teknologjisë nënujore me bazë në Teksas, “Caladan Oceanic”. Imazhet treguan lëshuesin e silurëve me tre tuba të anijes dhe montimin e armës.

Zbulohet anija në 7 mijë metra thellësi, ishte mbytur gjatë

“Duke pushuar në 6,895 metra, tani është anija më e thellë e gjetur dhe vëzhguar ndonjëherë”, shkroi në Twitter, themeluesi i “Caladan Oceanic”, Victor Vescovo.

Sipas të dhënave të marinës amerikane, ekuipazhi i Sammy B "lundroi për gati tre ditë në pritje të shpëtimit, me shumë të mbijetuar që humbën jetën nga plagët dhe sulmet e peshkaqenëve". Nga 224 vetë të ekuipazhit, 89 vdiqën.

USS Johnston, e cila me afro 6,500 metra ishte më parë anija më e thellë në botë e identifikuar nga ekipi i Vescovo në 2021. Ndërkohë kujtojmë se mbetjet e Titanikut gjenden rreth 4000 metra nën ujë.