Rusia do të furnizojë Bjellorusinë me raketa

Rusia do të furnizojë Bjellorusinë me raketa me rreze të shkurtër veprimi Iskander-M, ndër më modernet në arsenalin e Moskës dhe gjithashtu të afta për të mbajtur koka bërthamore.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti Vladimir Putin, pas një takimi në Shën Petersburg me homologun e tij bjellorus Alexandër Lukashenko.

“Në muajt e ardhshëm, ne do të dërgojmë sisteme raketore taktike Iskander-M në Bjellorusi, të cilat mund të përdorin raketa balistike dhe lundruese, si versione konvencionale ashtu edhe ato bërthamore.” tha Putin.

Putini gjithashtu i propozoi Bjellorusisë të modernizojë uzinat e saj në Rusi.