Sieverdonetsku ra! Rusët marrin nën kontroll thuajse gjithë rajonin e Luhanskut

Një qytet i rëndësishëm në Lindje të Ukrainës, Sieverdonetsku, ka rënë në duart e rusëve këtë fundjavë. Ndërkohë, amerikanët zgjodhën komandantin e ri supreme të NATO-s, Christopher Cavoli.

Qyteti lindor ukrainas i Sierverdonetskut ka rënë nën kontrollin e rusëve këtë fundjavë.

Pas javësh të tëra luftimesh të ashpra, rusët kanë mundur të marrin një qytet që konsiderohej i rëndësishëm nga ukrainasit.

Sipas shumë analistëve ushtarakë, rënia e këtij qyteti do të thotë marrje nën kontroll e të gjithë rajonit të Luhanskut nga ana e Rusisë.

Synimi rus për të marrë Lindjen e Ukrainës dhe për të bllokuar daljen e saj në Detin e Zi është një plan të cilin ata po e ndjekin më shumë skrupulozitet, ndërsa nuk mungojnë edhe luftimet e forta.

Pamjet që mbërrijnë nga Severdonietsku tregojnë një qytet plotësisht të rrënuar, me pallate dhe infasktrukturë të bombarduar dhe ku qytetarët e kanë braktisur.

Lufta ishte e ashpër, ndërsa është zhvilluar pallat më pallat. Ukrainasit u hodhën në kundërsulm, ku shkaktuan edhe humbje të mëdha ruse, por pa mundur që të sigurojnë mbajtjen në duart e tyre të qytetit.

Ndërkohë, Senati amerikan ka votuar për propozimin e presidentit Biden për komandantin e ri suprem të aleancës veriatlantike.

Ndërsa tensionet në fushëbetejë, në Ukrainë, janë të larta, amerikanët kanë zgjedhur Chrisofer Cavolin si komandant superm.

Cavoli merr përsipër detyrën më të lartë në Europë ndërsa NATO po diskuton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë.