Të vallëzosh për Zotin e Diellit/ Festivali “Inti Raymi”, krenaria e Perusë, rikthen turistët
Rikthehen pas dy viteve ndërprerje për shkak të pandemisë festimet për Zotin e Diellit, Inti Raymi që është festivali i dytë më i madh në Amerikën e Jugut. Më shumë se 3,000 turistë peruanë dhe të huaj ndoqën nga tribuna ceremoninë e përkthyer në katër gjuhë (anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe spanjisht) në kështjellën Sasayhuaman Inca, në Cusco, kryeqyteti i lashtë i perandorisë Inka.
Mes muzikës, kërcimeve të valltarëve me kostume tradicionale dhe shfaqjeve që risjellin ritualet kryesore, u kryen lutje për t'i kërkuar hyjnisë diellore një korrje të mirë.
"Festimi i Inti Raymi përsëri në 100% pas dy viteve të pandemisë është një ngjarje ejashtëzakonshme për Cusco," tha kryebashkiaku Víctor Boluarte.
Gjatë perandorisë Inca, në shekullin e pesëmbëdhjetë, ku e ka zanafillën festivali, festimet zgjateshin rreth 15 ditë gjatë të cilave kafshët flijoheshin ndërsa vendasit kërcenin për të adhuruar perëndinë pagane të Diellit.
"Inti Raymi është si të përjetosh traditat e ndryshme të inkave," tha turistja nga Kosta Rika, Syanna Núñez.
“Është shumë mbresëlënëse, pas kaq shumë shekujsh të shohësh këtë festë”, tha një turist kanadez.
Festa, e cila daton në perandorinë e Inkave që lulëzoi në shekujt 15 dhe 16, pushoi së festuari gjatë kolonisë spanjolle, por u rikthye në vitin 1944. Në vitin 2020, ceremonia nuk pati publik dhe u transmetua vetëm në mediat sociale. Në vitin 2021 u mbajt, por pa audiencë.