Shtyhet misoni "Psyche"/ NASA: Shkaqet teknike, misioni do të studiojë një asteroid të rrallë
Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) njoftoi se nisja e misionit drejt asteroidit të madh metalik "Psyche" i planifikuar për këtë vjeshtë është shtyrë për shkak të një vonese në dorëzimin e softwerit të fluturimit të anijes, si dhe pajisjeve për testimin e tij. Për këtë arsye NASA tha se nuk ka më kohë të mjaftueshme për të qenë gati për nisjen në 2022. Anije e re hapësinore e NASA-s për herë të parë do të ketë mision një asteroid, me orbitë midis Marsit dhe Jupiterit.
Nisja ishte parashikuar nga 1 gushti deri më 11 tetor që anija kozmike të arrijë asteroidin në vitin 2026. Por inxhinierët e NASA-s në Kaliforni nuk do të kenë kohë për t'u siguruar që bordi i saj i softuerit po funksionon siç duhet.
NASA ka zgjedhur të investojë në misionin “Psyche” në vitin 2017 dhe deri më tani ka shpenzuar 717 milionë dollarë për të, me një kosto totale prej 985 milionë dollarësh, duke përfshirë edhe raketën.
Nëse anija kozmike lëshohet në vitin 2023 ose 2024, për shkak të largimit të 225 kilometrave në distancën midis Tokës dhe asteroidit, ajo nuk do ta arrijë atë përkatësisht para 2029 ose 2030.
Shkencëtarët shpresojnë se misioni do të zbulojë të dhëna mbi origjinën e Tokës pasi bërthama e Tokës është e ngjashme me atë të asteroidit. Por meqenëse ajo nuk mund të shihet, ose matet drejtpërdrejt, misioni “Psyche” mund të ofrojë njohuri të rëndësishme për formimin e sistemit tonë diellor dhe planeteve të tjera shkëmbore si Mërkuri, Afërdita dhe Marsi.