SHBA, Britania, Japonia e Kanadaja do të ndalojnë eksportin e arit rus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2022, 09:42
Katër shtete të G7, SHBA, Britania e Madhe, Japonia dhe Kanada do të ndalojnë eksportin arit rus për të ndaluar oligarkët të sigurojnë metalin e çmuar në tentativën për të evituar impaktin e sanksioneve që i janë vendosur Moskës.
Iniciativa do të godasë drejtëpërdrejtë oligarkët rusë dhe zemrën e makinës së luftës së Putin” tha kryeministri britanik Boris Johnson.
Dje Autoritetet doganore zvicerane njoftuan se po gjurmojnë rreth 3 tonë ar me origjinë ruse që hynë në Zvicër nga Britania e Madhe muajin e kaluar për të vëzhguar shkeljet e mundshme të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë pas luftës së presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.
