Dy të vdekur e dhjetëra të plagosur në një sulm në Oslo
Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe 14 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, nga të shtënat në një klub nate dhe rrugët pranë në qendër të kryeqytetit norvegjez Oslo.
Një i dyshuar është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë.
Policia beson se i dyshuari është i vetmi person i përfshirë në të shtënat. Nuk është dhënë asnjë motiv për sulmin.
Të shtëna pat në një bar të njohur për homoseksualët, si dhe pranë klubit xhazi si dhe parë një restoranti.
"Pashë një burrë që mbërriti me një çantë, ai mori një armë dhe filloi të qëllonte", tha gazetari Olav Roenneberg i transmetuesit publik NRK.
"Unë isha në lokalin e jashtëm në Londër kur ndodhi. Kishte të shtëna gjithnjë e më shumë, kështu që ika brenda në lokal. Në fillim njerëzit nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte, por më pas u bë panik”, tha ai.
Si u bëra agjente e SHISH
25 Qershor, 00:28
Një tjetër burrë i tha gazetës se kishte parë shumë njerëz në tokë me plagë në kokë.
Oslo do të mbajë paradën e saj vjetore të Krenarisë më vonë të shtunën.
Ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë, Emilie Enger Mehl, tha se incidenti kishte tronditur vendin.
"Norvegjia është një komunitet besimi ku të gjithë duhet të ndihen të sigurt jashtë në një të shtune në mbrëmje", tha ajo./BBC/

