Marrëdhënia e Belind Këlliçit me Sali Berishën? Ja si përgjigjet deputeti
Deputeti Belind Këlliçi, është shprehur se ka marrëdhënie të shkëlqyera me kryedemokratin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Këlliçi tha se Berishën e ka mbështetur pa asnjë kufi, madje thotë se ndihet krenar që ka punuar me liderin e PD në karrierën e tij politike.
Arnold Kariqi: Si janë marrëdhëniet e Belind Këlliçit me Sali Berishën?
Belind Këlliçi: Të shkëlqyera. Janë raporte siç kanë qenë gjithmonë. E kam mbështetur pa asnjë kufi dhe pa asnjë kërkesë, që në nisje të këtij aksioni. Duke qenë se jam politikan i ri që jam rritur me frymën e PD-së sigurisht dhe me Berishën, pa diskutim është një moment i veçantë edhe në karrierën time politike që punojë me një kryetar PD si Sali Berisha. Por pa diskutim që në rrugëtimin tonë ne duhet të tregojmë që çdo interes personal është shumë herë më i ulët se interesi kombëtar. Interesi kombëtar është të rrëzojmë Edi Ramën.
Përgatiti Anila Kolgjini.
