“Jemi të vjedhur” Lapaj: Nafta ka rënë në 108 $, çmimi sot nuk duhet të ishte më i lartë se 223 lekë

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve ditët e fundit.

Ai shkruan se sot çmimi i naftës në Bursën Brent ka rënë në 110.30 dollarë, ndërsa në datën 4.04.2022 çmimi i naftës në bursën Brent ka qenë 108.15 dollarë.

Ai shkruan se atëherë Bordi i naftës e fiksoi çmimin në treg 219 lekë për litër, por me çmimin që sot ka nafta në bursë çmimi i naftës nuk duhet të ishte më i lartë se 223 lekë litri.

Lapaj: Sot çmimi i naftës në Bursën Brent ka rënë në 110.30 dollarë. Në datën 4.04.2022 çmimi i naftës në bursën Brent ka qenë 108.15 dollarë dhe atëherë Bordi i naftës e fiksoi çmimin në treg 219 lekë për litër. Me çmimin që sot ka nafta në bursë dhe standardin e bordit në dt. 8.04.2022 sot çmimi i naftës nuk duhet të ishte më i lartë se 223 lekë litri. Jemi të vjedhur!

Ndërkohë, sipas vendimit të fundit të Bordit çmimi i naftës nga niveli rekord prej 265 lekësh për litër, e ul në 261 lekë për litër.

“Jemi të vjedhur” Lapaj: Nafta ka rënë në 108 $,

“Jemi të vjedhur” Lapaj: Nafta ka rënë në 108 $,

“Jemi të vjedhur” Lapaj: Nafta ka rënë në 108 $,