Xhafaj: Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë s’mund të jenë utopike, nuk biem dakord për gjithçka
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti socialist Etjen Xhafaj u shpreh se ravijëzim 100% të politikës së jashtme nuk mund të ketë.
Ai tha se në sajë të marrëveshje Shqipëri-Kosovë, sot ka 1081 sipërmarrje që janë në pronësi të shqiptarëve të Kosovës.
Xhafaj: Ravijëzim 100% të politikës së jashtme nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë në historinë e këtij globi, sepse po flasim për realitet. Këtu ka një stad utopik të asaj që idealizohet që duhet të ishte dhe që të biem dakord për gjithçka, pa marrë parasysh situatën reale të asaj që ishte Ballkani.
Nga çfarë matet politika publike? Maten nga efekti që kanë në ekonomi dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Në këtë drejtim ju siguroj se jemi marrë për të koordinuar marrëveshjet që të mos ishin vetëm copa letrash. Sot që flasim ka 1081 sipërmarrje që janë në pronësi të shqiptarëve të Kosovës.
