Fieri në krah të Kharkivit, i dhuron 20 ton perime si ndihmë humanitare

Një ngarkesë prej 20 ton perime nga mbërritur sot në rajonin e Kharkivit në Ukrainë si dhuratë humanitare nga qarku i Fierit.

Lajmin e ka konfirmuar Prefekti i Qarkut te Fierit Lefter Shehaj në një postim në faqen e tij Zyrtare.

Dërgimi i ndihmës u realizua nga grumbulluesit e perimeve dhe nga disa biznese të tjera që kontribuuan për të mbuluar kostot e transportit.

Nisma pason vizitën e kryetares së Këshillit Rajonal të Kharkivit znj.Tatiana Egorova-Lutsenko në Fier në 12 maj të këtij viti.

Shehaj: Nuk të duhet një arsye për të ndihmuar atë që ka nevojë , të duhet veç një zemër e mirë. Mbërriti sot në rajonin e Kharkivit në Ukrainë ndihma humanitare me 20 ton perime, e dërguar nga qarku i Fierit.Ishte pikërisht Memorandumi mbi Mirëkuptimin, Miqësinë dhe Bashkëpunimin, nënshkruar mes Prefektit të Qarkut Fier dhe Kryetares së Këshillit Rajonal të Kharkivit znj.Tatiana Egorova-Lutsenko, në 12 Maj 2022 që çeli siparin e një marëdhënie të veçantë mes dy rajoneve tona.Një falenderim shumë i madh shkon për grumbulluesit e perimeve dhe subjektet e tjera që kontribuan për të mbuluar kostot e transportit si dhe për Dhomën e Tregëtisë Fier për bashkëpunimin, për të mundësuar realizimin me sukses të kësaj ndihme humanitare. Kjo ndihmë shkon si mesazh mbështetje, nga kombi i Nënë Terezës për popullin e ukrainës, në emër e shërbim të kauzave të lirisë e paqes ."Kohët e vështira janë edhe më të bekuarat, sepse tregojnë cilët janë miqtë e vërtetë ".

Fieri në krah të Kharkivit, i dhuron 20 ton perime si ndihmë