Noka zbulon si i ka PD-ja marrëdhëniet me LSI-në, tregon si ndikoi dekretimi i presidenti nga Meta

Deputeti dhe njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është shprehur se PD i ka marrëdhëniet e shkëlqyer me LSI-në.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Noka u shpreh se LSI-së është aleati kryesor i PD-së në përballje me regjimin e Edi Ramës

Flamur Noka: Me LSI kemi një marrëdhënie  të shkëlqyer e kemi pasur që në fillim të lëvizjes, vazhdojmë ta kemi dhe të jeni të sigurt që do ta kemi. Është aleati kryesor i PD-së në përballje me regjimin kriminal dhe korruptoiv të Edi Ramës. Ka peshën kryesore në raportin e PD-së me aleatët. Sigurisht që ka edhe respektin maksimal të PD.

I pyetur se a pati ndikim në marrëdhëniet mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, dekretimi I presidentit Bajram Begaj, Noka u shpreh:

Kjo gjë nuk ka të bëjë me marrëdhëniet  mes LSI-së dhe PD-së. Ai ishte një ndryshim këndvështrimesh përsa i përket procedurës së zgjedhjes së presidentit. Nuk ishte as një gjë që mund të kriste LSI-në dhe PD-në.