Në qytete tryezat bosh nga çmimet e larta, në Roskovec fermerëve u kalben prodhimet në sera

Në fshatrat e Roskovecit prodhimet po kalbet në sera. Fermerët thonë se nuk ka treg.

"Që ta vjelësh nuk ja vlen kosto."

Edhe kur e gjejnë çmimi është aq i ulët sa nuk nxjerrin dot paratë e shpenzuara.

"Edhe që shesim, paratë nuk na i japin."

Kostot u janë rritur për shkak të shtrenjtimit të plehrave kimike.

"Plehrat shtrenjtë, helmet shtrenjtë. Një spërkatje për dy dynynim domate do 100 mijë lekë."

"1 milion e ca lekë shkojnë plehra."

"Në vend që të ushqehemi po i lëmë lekët nëpër fidanishte, nëpër ilaçe, plehra."

Disa kanë marrë kredi dhe thonë se rrezikojnë të falimentojnë.

"Kam bankat pa larë, edhe tre vjet pa larë."

Të gjitha këtyre problemeve u shtohet edhe mungesa e forcës punëtore. Njerëzit po largohen nga fshatrat.

"Kanë ikur njerëzit të gjithë se nuk ushqehen dot."

Shpresë e vetme u ka mbetur ndihma nga shteti.

"Po nuk ndërhyri shteti ne jemi të falimentuar".

Në fshatrat e Myzeqesë për çdo vit fermerët detyrohen ta flakin prodhimin për shkak të mungesës së tregut dhe politikave mbështetëse.