Tre dronë në qiell dhe 100 policë në tokë, policia nis skanimin e Fierit për kultivim të bimëve narkotike

Rreth 100 efektivë të policisë së Shtetit, mes të cilëve edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po kontrollojnë territorin e qarkut të Fierit kundër kultivimit të bimëve narkotike!

Ata janë të ndarë në 11 grupe dhe po përdorin edhe tre dronë për monitorimin e zonave të cilësuara me risk.

Sipas të dhënave, nga policia e Fierit janë ushtruar në total 190 kontrolle në ambiente të hapura, sera, minisera, tunele, banesa të braktisura, magazina, objekte të ndryshme etj. 

Deri më tani është konstatuar vetëm një parcelë me disa fidanë kanabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Martinë