Asllani është i Interit, agjentët “thumbojnë” Milanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2022, 21:58
Kristjan Asllani është praktikisht lojtar i Interit. Agjentët e mesfushorit elbasanas, Luca Puccinelli dhe Elio Berti dolën nga selia e klubit ku arritën të diskutonin edhe detajet e fundit të marrëveshjes për transferimin e lojtarit të Kombëtares Shqiptare në Milano.
Ata theksuan se klubet janë në sintoni të plotë dhe gjatë orëve të ardhshme do të bëhet zyrtarizimi.
“Lojtari është i kënaqur, të gjithë jemi të kënaqur kur ka skuadra që na interesojnë. A ka pasur klube të tjera të interesuara? A ka më mirë se Interi?”, theksoi njëri prej agjentëve duke iu referuar Milanit që kishte dhënë sinjale gjatë ditëve të fundit.
