Finalizohet operacioni "Mane". Bayerni transferon pasuesin e Lewa-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2022, 21:04
32 milionë menjëherë dhe 8 të tjera në formë bonusesh. Bayern Munich arrin marrëveshjen me Liverpool për transferimin e Sadio Mane në "Allianz".
Lojtari 30-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me kampionët e Gjermanisë. Blerja e Mane i hap rrugën largimit Robert Lewandowskit.
Mane kishte edhe 1 vit në kontratën me Liverpool dhe kishte shprehur publikisht dëshirën për t'u larguar.
