Ministri i Jashtëm rus: Rusia nuk është as e pastër dhe as nuk ka turp të tregojë kush është

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se Rusia "nuk është e pastër" dhe "nuk ka turp të tregojë se kush jemi", në një intervistë për BBC të enjten.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

I pyetur për pushtimin e Ukrainës, ai këmbëngul se Rusia nuk e ka pushtuar atë por ka shpallur një operacion të posaçëm ushtarak sepse nuk kishin "asnjë mënyrë tjetër për t'i shpjeguar Perëndimit se tërheqja e Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal".

Kur u pyet më tej për të komentuar mbi viktimat e luftës në Ukrainë, Lavrov tha:

“Jo, Rusia nuk është e pastër. Rusia është ajo që është. Dhe ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi”.

Lavrov vazhdoi të komentojë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar që u dënuan me vdekje në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut dhe përgjegjësinë e Rusisë për këtë vendim.

“Nuk më interesojnë aspak sytë e Perëndimit. Mua më intereson vetëm e drejta ndërkombëtare. Sipas ligjit ndërkombëtar, mercenarët nuk njihen si luftëtarë”, tha Lavrov.