Protesta në Indi/ Shokon dhuna brutale e policisë (Video)

Një video që tregon policinë indiane duke rrahur një grup myslimanësh në paraburgim është parë nga miliona njerëz pasi u shpërnda nga një anëtar i zgjedhur i partisë BJP në pushtet.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për oficerët e përfshirë nuk ka ende një masë të marrë teksa familjet e atyre që u sulmuan thonë se të dashurit e tyre janë të pafajshëm dhe duhet të lirohen.

Zeba shpërthen në lot dhe duart i dridhen, ndërsa sheh videon rrënqethëse të vëllait të saj më të vogël Saif duke u rrahur.

"Ky është vëllai im, po e rrahin shumë, dhe ai po ulëret. Unë as nuk mund ta shikoj këtë, ai po goditet aq keq," thotë ajo.

Pamjet shqetësuese tregojnë dy policë indianë që sulmojnë një grup burrash myslimanë në paraburgim, përfshirë vëllain e Zebës.

Oficerët shihen duke i goditur burrat me shufra të cilat ata i tundin si shkopinj bejsbolli. 

Ndërsa rrahjet vazhdojnë, një burrë shihet teksa ulet në gjunjë dhe u lutet të ndalojnë.

Saifi, djali me një tunikë të bardhë duke ngritur krahët në ajër si për t'u dorëzuar. 24 vjeçari ishte një nga dhjetëra burrat myslimanë që u kapën dhe u ndaluan nga policia javën e kaluar.

Mijëra persona demonstruan në xhaminë e qytetit pas lutjeve të së premtes, duke iu bashkuar protestave mbarëkombëtare lidhur me fyerjen e Profetit Muhamed nga Nupur Sharma, një zëdhënës kombëtar i Partisë nacionaliste hindu Bharatiya Janata (BJP) në pushtet.

Partia më vonë e pezulloi atë mes një proteste nga kombet myslimane dhe tha se kundërshtonte fyerjen e çdo feje, raporton BBC.