Dasho: Gjermania i ka të decentralizuara spitalet, kanë autonomi të plotë në vendimmarrje
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, mjeku Erion Dasho u shpreh se në Gjermani ka një sistem të decentralizuar të shëndetësisë, pra janë spitalet ato që e kanë vendimmarrjen.
Ai tha se aty ka spitale publike, private jofitimprurëse dhe private fitimprurëse, pavarësisht spitalit këto spitale kontraktojnë njëlloj dhe operojnë në pozita të barabarta.
Dasho: Në Gjermani ka një sistem të decentralizuar të shëndetësisë, pra janë spitalet ato që e kanë vendimmarrjen. Nuk bëhet fjalë që në spitalet ku kam qenë dhe kam njohje, mjekët nuk e dinë se kush është ministri i shëndetësisë. Ato kanë autonomi të plotë.
Këtu ka spitale publike, private jofitimprurëse dhe private fitimprurëse. Pavarësisht spitalit këto spitale kontraktojnë njëlloj dhe operojnë në pozita të barabarta. Kanë autonomi të plotë në të gjitha nivelet. Koncesionet në Shqipëri janë shumë problematikë.
