Plumb në bark 48 vjeçarit, FNSH rrethon Velipojën, në kërkim autori
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme (14 qershor) rreth orës 22:00, në plazhin e Velipojës. Ora News, mëson se i plagosur ka mbetur shtetasi Pjerin Brushtulli.
Policia bënë me dije se 48 vjeçari ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe po transportohet ne spitalin e Shkodrës.


"Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore."
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër, është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.


Kush është Pjerin Brushtulli
Brushtuli, i cili u plagos mbrëmjen e sotme (14 qershor) në vitin 2002, ka vrarë shtetasin Kolec Nushi, ndërkohë mësohet se ka pak kohë që ka dalë nga burgu.
Ai akuzohet nga prokuroria për veprën penale "vrasje me dashje" dhe "mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".
Sipas gjykatës së Shkodrës, i pandehuri Brushtulli ishte dënuar në mungesë me 15 vjet heqje lirie si autor i vrasjes me dashje të shtetasit Kolec Nushi, nga fshati Berdice i Shkodrës.
