Bogdani: SPAK nuk po vepron për koncesionin e sterilizimit, publikut i intereson ku shkuan paratë

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Aleksandra Bogdani, Gazetare “BIRN” u shpreh se për hetimet e koncesioni të sterilizimit janë shumë 3 vite për të fjetur mbi dosje.

Ajo tha se nuk shihet se ka një hetim aktiv nga ana e SPAK, vetëm një rol dublues të KLSH-së dhe merr një vendim në fund, por publikut i intereson se ku kanë shkuar paratë.

Bogdani: Për hetimit janë shumë 3 vite për të fjetur mbi dosje. Ndoshta prokuroria nuk arrin të vërtetojë asgjë, por ose ta çonte para ose ta mbyllte, edhe pse faktet janë ulëritëse dhe për kostot që paguajnë taksapaguesit në fakt.

Një nga veprat penale kur flitet për shkeljen e barazisë në tendera, është e parashkruar dhe kanë kaluar vite tashmë. Nuk shohim se ka një hetim aktiv nga ana e SPAK, vetëm një rol dublues të KLSH-së dhe merr një vendim në fund, por publikut i intereson se ku kanë shkuar paratë.